Tifozët e klubit grek solidarizohen me Shqipërinë, mbledhin ndihma

Tifozët e klubit grek solidarizohen me Shqipërinë, mbledhin ndihma

03 December 2019 22:41

Tifozët e klubit grek Aris “Super 3” janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Përmes një postimi në Facebook ky tifogrup ka bërë të ditur se kanë mbledhur ndihma për Shqipërinë, transmeton Koha.net.

Derisa bëjnë të ditur se ato do të shpërndahen nga sot e deri për Krishtlindje.

“‘Super 3’ dëshiron të falënderojë të gjithë njerëzit e Arisit, që këto ditë kanë bërë një depozitë shpirti dhe kanë përmbushur lidhjen me njerëzit. Gjërat që janë mbledhur për Shqipërinë e prekur nga tërmeti tashmë kanë nisur të shpërndahen”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Ata bëjnë të ditur kanë mbledhur gjëra ushqimore, medikamente, veshje etj.

“Super 3” thekson gjithashtu se, “solidariteti është arma jonë”, kurse futbolli është i lidhur ngushtë me njeriun.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme