Nesër temperaturat deri në -4 gradë në Kosovë Foto: Driton Paçarada / Koha

Nesër temperaturat deri në -4 gradë në Kosovë

03 December 2019 19:55

Nesër në Kosovës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat, transmeton Koha.net. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme