Matoshi arsyeton mosreagimin e tij për ndërtimin e hidrocentraleve

Valbona Bytyqi 03 December 2019 19:30

Fotografi të mjedisit të degraduar në Kosovë janë ekspozuar të martën në kuadër të panairit “Ekologjika kosovare”.

Për të diskutuar për gjendjen e mjedisit në Kosovë, u mbajt edhe një panel diskutimi, në të cilin u renditën arsyet e dështimit të institucioneve në mbrojtjen e mjedisit, me theks të veçantë, për hidrocentralet, raporton KTV.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka arsyetuar mosreagimin e tij për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas Matoshit, inspektorët e ministrisë janë në teren dhe shumë shpejt do të dalin me një raport për veprimtarinë e hidrocentraleve.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, u ankuan për legjislacionin në fuqi, e për të cilin thanë se është i komplikuar.

Kurse, sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka me qindra operatorë ilegalë e të cilët janë duke e dëmtuar mjedisin.

Panairi “Ekologjika kosovare” është organizuar nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Pro Open”, në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Universitetin e Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme