Arbëri

Bora zbardhë disa qytete të Kosovës

Descriptive Text

Reshjet e para të borës në dhjetor kanë mbërritur në kryeqytet, e shumë qytete tjera të Kosovës sot gjatë ditës. 

Sipas IHMK-së, reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të pasdites së sotme.

“Deri nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë. Reshjet e borës pritet të krijojnë shtresë bore edhe në vise të ulëta, derisa në vise malore do të ketë rritje të shtresës së borës, që është formuar nga reshjet e ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Nga dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.

Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.