Arbëri

Haradinaj takon përfaqësuesin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së

Descriptive Text

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, priti kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së për të diskutuar për situatën e përgjithshme në këtë shoqatë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e obligimeve institucionale dhe nevojave të tyre.

“Si Qeveri kemi qenë të kujdesshëm në adresimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të kësaj shoqate dhe kategorive të tjera të lirisë dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë, në çdo angazhim institucional që do ta kemi”, shkroi Haradinaj.