“Friends of Europe” në Brukseli mbajtën 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

“Friends of Europe” në Brukseli mbajtën 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

03 December 2019 12:12

Brukseli ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti tragjik të martën e kaluar.

Me kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në Samitin “Friends of Europe” të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, raporton gazetari i Panorama Mariglen Kume.

Samiti “Friend of Europe” diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme