Edhe shqiptarët e Plavë-Gucisë mbledhin ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri

Edhe shqiptarët e Plavë-Gucisë mbledhin ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri

02 December 2019 14:40

Shqiptarët nga Plava dhe Gucia kanë vazhduar mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Mbledhja e të hollave është duke u bërë në Plavë, pranë Shtëpisë së Kulturës, si dhe në Guci në lokacionin Metro caffe bar, ku janë të vendosura kutitë për donacione.

Në shkresën e organizatorëve nga Plava dhe Gucia u bëhet thirrje të gjithë bashkëvendësve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor, i cili goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 52 viktima dhe dukë lënë mijëra njerëz pa kulm mbi kokë.

“Ndihma juaj, sado e vogël qoftë, ka vlerë të jashtëzakonshme, që edhe ne nga Plava e Gucia t’i bashkohemi karvanit humanitar”, thuhet në shkresën e organizatorëve. Siç, theksojnë, mjetet e mbledhura do të dorëzohen në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme