Arbëri

Heldt: Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të ndihmojë në rinisjen e procesit të përzgjedhjes së noterëve në Kosovë

Foto: Koha

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka njoftuar se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në rinisjen e procesit të përzgjedhjes së noterëve në Kosovë.

Heldt përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka thënë se ky union do të japë mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare.

Ai tutje ka shtuar se nuk ka nevojë të nxitohet me nominimet.

“Lajme të mira nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedave me palët e interesuara këtu, UINL-ja ka konfirmuar se do të marrë pjesë në rinisjen e procesit të përzgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japë mbështetje të mëtejme bazuar në standardet ndërkombëtare. Andaj, s’ka nevojë për nguti në emërime. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Heldt.