Arbëri

Azerbajxhani 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Sipas një medie në Azerbejxhan, qeveria e këtij vendi ka ndarë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Kabineti i Ministrave të Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri”, raporton ONA një nga mediat më të rëndësishme në Azerbajxhan.

Kjo ministri ka ndarë paratë nga fondi Rezervë, për të ndihmuar Shqipërinë për t’u rimëkëmbur pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter nga i cili kanë humbur jetën 49 persona dhe kanë mbetur të plagosur qindra të tjerë.

Shuma që pritet të ofrohet nga shteti azerbajxhanas është 500 mijë euro, sipas top-channel.