
Alternativa nesër prezanton kandidatët për deputetë
19 maj 2017 17:23
Përmes një komunikate për media Alternativa ka konfirmuar se nesër do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë, transmeton Koha.net.
“Të shtunën, më 20 maj, Alternativa do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Konferenca do të mbahet në ora 13:00 në zyrën qendrore të Alternativës në Prishtinë.
Alternativa është në koalicion parazgjedhor me LDK-në.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.