Arbëri

42 persona vullnetarisht kërkojnë të kthehen prapë në Shqipëri

Shumë prej personave që erdhën në Kosovë nga Shqipëria, po kërkojnë të kthehen prapë. 42 persona kanë kërkuar në mënyrë vullnetare që të kthehen në vendet e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj.

Lexo edhe: Në Prizren po vijnë persona edhe nga vendet që s’janë prekur nga tërmeti, nisin verifikimet

Ai e ka konfirmuar se ka pasur persona që kanë ardhur nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti, por nuk ka bërë të ditur numrin e tyre.