Arbëri

Komuna e Mitrovicës ndaj 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Foto: Reuters

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndihmojë me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, familjet e dëmtuara nga tërmeti që ka ndodhur në Shqipëri.

Me këtë rast këshilltarët komunalë unanimisht aprovuan propozimin e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, për t’u dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve, transmeton KP.

Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit e motrat në Shqipëri.