Arbëri

Haradinaj: I qëndroj mbrapa vendimit për emërimet në AKI

Sa i përket emërimit të shefit të AKI-së, Kreshnik Gashit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme që qeverisë tha se ka ushtruar kompetenca në funksion dhe, siç tha ai, i qëndron mbrapa këtij vendimi.

Ai ndërkaq tha, se Burim Ramadani, të cilin e ka emëruar Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, është person i duhur për atë pozitë, raporton KTV.

Sipas tij, “s’ka më të mirë se Ramadani në këtë pozitë”.

Lexo edhe: Thaçi dekreton shefin e ri dhe inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së