Cakaj: BE nuk e zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar

Cakaj: BE nuk e zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar

25 November 2019 12:07

Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me temë  “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

Kjo konferencë mblodhi të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni, si ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacollin, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të  Zi, Genc Nimanbegu, kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e shumë të tjerë.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh në nisje të konferencës se, roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor

“Sot filluam me Konferencën e Tiranës. Kjo konferencë do të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni në baza vjetore me qëllim të krijimit të platformave të përbashkëta veprimi dhe bashkërendim të qëndrimeve politike në shërbim të afirmimit të të drejtave kombëtare”, theksoi ai.

“Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Cakaj.

“Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik. Bashkë”, nënvizoi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme