Arbëri

Vetëvendosje ngushëllon familjarët për vdekjen e ish-deputetit Agim Kikaj

Lëvizja Vetëvendosje, shpreh ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të LDK'së, Agim Kikaj, për të gjithë familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Në këto çaste të dhimbjes dhe momente të vështira për gjithë ata që e njohën, shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e tij dhe solidarizimin me gjithë të afërmit e tij”, thuhet në komunikatë.

Kikaj ka vdekur mbrëmë, me ç’rast familjarët kanë treguar se ka pësuar infarkt në zemër.