MPJ s’e di nëse Republika Nauru e ka bërë tërheqjen e njohjes së Kosovës 

MPJ s’e di nëse Republika Nauru e ka bërë tërheqjen e njohjes së Kosovës 

22 November 2019 14:23

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po punon përmes kanaleve diplomatike me të gjitha shtetet”. Kjo është përgjigja e MPJ-së, në pyetjen se a kanë informacione se është bërë tërheqja e njohjes së Kosovës nga Republika Nauru.

Zëdhënësi për media i MPJ-së Jetlir Zyberaj, tha për Koha.net se s’duan të merren me deklarata të tilla nga Beogradi, dhe se s’kanë informacione nëse është bërë një tërheqje e tillë e njohjes së Kosovës.

LEXO EDHE: Sipas Beogradit, edhe Republika Nauru ka tërhequr njohjen e Kosovës

“Kosova nuk bën komente për dokumentet dhe deklarata që shpallen nga Beogradi dhe që si në të kaluarën si në rastin e Republikës së Afrikës Qendrore ryshfetet janë përdorur për të lëshuar dokumente dhe për të bërë deklarata që janë hedhur poshtë nga qeveritë e veta më vonë. Ne nuk kemi marrë asnjë komunikim dhe dy vendet tona kanë marrëdhënie diplomatike të vendosura në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha Zyberaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme