Beograd, 22 nëntor – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha sot në Beograd se “Mini Schengeni” është nismë rajonale në ekonomi e tregti, por nuk është alternativë për hyrje në BE dhe është i bindur që në këtë nismë të jenë të gjitha anëtaret e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe që vendet e rajonit të sillen pa presione nga jashtë si evropianë, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u shpreh se Serbia e do Kosovën në “Schengenin e vogël” pa çështjet statusore, që sipas fjalëve të tij, kjo që ka ndërmarrë rajoni, është nisma më e mirë.
Vuçiqi pas takimit me homologun maqedonas Pendarovski theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përveç dallimeve rreth pavarësisë së Kosovës, nuk kanë çështje tjetër të hapur.
Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski ndodhet për vizitë zyrtare në Beograd.
-
22 nëntor 2019 14:13
-
Shpërndaje në: