Para BQK-së nis protesta kundër rritjes së çmimeve të sigurimeve Foto: Koha

Para BQK-së nis protesta kundër rritjes së çmimeve të sigurimeve

22 November 2019 13:11

Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, mësohet se i ka pritur në takim disa protestues.


Ka nisur protesta para BQK-së me të vetmen arsye për ta kundërshtuar vendimin për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve. 

"26 për qind është tepër", thuhet në disa pankarta. 

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.

Protesta ka nisur në orën 13:00 dhe është organizuar grupi “Merakli t’kerreve”. Protestuesit po kundërshtojnë vendimin e BQK-së, raporton Koha.net.

“BQK jemi kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimit”, “Ju na siguroni, mos na varfroni”, “BQK mendo për vete”, janë disa nga ankesat që po bëjnë qytetarët.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme