“Rumia” e Ulqinit ia paguan gjobën shkodranit, të shqiptuar në Tivar pse valëviti flamurin shqiptar

“Rumia” e Ulqinit ia paguan gjobën shkodranit, të shqiptuar në Tivar pse valëviti flamurin shqiptar

22 November 2019 13:04

Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini I ka paguar gjobën prej 300 euro, atletit shqiptar Irfan Domnorit, i cili ditë më parë u dënua nga autoritetet e Malit të Zi pasi valëviti flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë.

Ky gjest human nga ana e tyre tregon mbështetjen e madhe të shqiptarëve ndaj maratonomakut 64-vjeçar nga Shkodra.

Ai gjithashtu u dënua edhe me një muaj dëbim nga Mali i Zi për shkak të gjestit, që sipas tyre tregonte provokonte qytetarët.

Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e Gështenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Ulqini, Shkodra, Tuzi apo dhe më gjerë.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediat e vendit fqinj, të cilat përmes komunikatës zyrtare të policisë, ku lidhur me rastin nuk pati asnjë reagim nga institucionet e shtetit shqiptar, ndërkohë që Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës.

Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pas një aksidenti, ku mjekët shqiptarë dhe ata të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.

Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Irfan Domnori gjithashtu është pjesëmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së Bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini/Shqiptarja.com.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme