Sivjet 1700 raste të dhunës në familje në Kosovë

Sivjet 1700 raste të dhunës në familje në Kosovë

22 November 2019 13:01

Dhuna në familje mbetet dukuri mjaft shqetësuese jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. Vetëm në këtë vit në Kosovë janë raportuar 1700 raste të dhunës në familje.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga OSBE-ja, në të cilën u prezantuan rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë, në prag të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe fillimit të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.

Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Jan Braathu tha se dhuna në familje nuk është dukuri që është prezente vetëm në Kosovë, por në gjithë botën. Sipas tij ky raport tregon se 2 për qind e grave kanë raportuar për dhunën nga partnerët, ndërsa një e treta e grave është ndier e informuar mirë për shërbimet që i kanë në dispozicion.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shoqëria kosovare duhet të jetë e vetëdijshme që emancipimi dhe fuqizimi i gruas është fuqizim dhe emancipim për gjithë shoqërinë tonë. Sipas tij Kosova ka bërë hapa të mëdhenj për avancimin e gruas në shoqëri dhe se ky është vetëm fillimi. Ka ende hapa për të bërë në avancimin e gruas.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se dhuna në familje është fenomen global dhe është i vështirë si dukuri të luftohet.

Për shoqërinë kosovare ajo e konsideroi si arritje të rëndësishme themelimin e një data-baze për rastet e dhunës në familje.

"Anketa thekson se mbështetje e shërbimeve dhe strehimoret për mbrojte të grave mungojnë. Inkurajojmë Qeverinë dhe komunat që strehimoret dhe financimi i tyre të jetë i qëndrueshëm dhe të bëhet trajnimi i punëtorëve”, tha Apostolova.

Ndërsa, koordinatori i Kosovës kundër dhunës në familje, Naim Qelaj tha se vetëm në këtë vit janë regjistruar në data-bazën e krijuar 1700 raste të dhunës në familje. Sipas tij Kosova ka krijuar bazë të mirë ligjore për luftimin e kësaj dukurie negative./KsP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme