Arbëri

GLPS-ja vlerëson se vettingu është e vetmja mënyrë për ta pavarësuar sistemin e drejtësisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politika ka vlerësuar se mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovës është vettingu.

Në një konferencë për medie përfaqësues të këtij grupi i kanë bërë thirrje qeverisë që do të formohet që ndër prioritetet e saj të këtë procesin e vettingut.

Drejtoresha ekzekutive e këtij Grupi, Arbëresha Loxha ka thënë se në vlerësimin e tyre reforma më qenësore që shitemi i drejtësisë duhet t’i nënshtrohet është kontrolli i integritetit, profesionalizimit dhe pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë pjesë e sistemit, raporton Koha Ditore.

Ndërkohë që Rreze Hoxha nga ky grup, ka thënë se vettingu duhet të ketë tri komponentë, atë të integritetit, atë profesional dhe komponentin e integritetit të pastërtisë së pasurisë së tyre.