Nesër nga ora 9-16 mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi” Foto: Koha

Nesër nga ora 9-16 mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”

22 November 2019 10:43

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të shtunën, nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autostrada “Arbën Xhaferi”.

Sipas ministrisë, kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.

“Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme