Arbëri

Mbi 40 aktivitete mbahen në tre ditët e para në Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë

Descriptive Text

Mbi 40 aktivitete janë organizuar vetëm gjatë tre ditëve të para të Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila po shënohet në 180 shtete nga e mbarë bota, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Aktivitetet që po organizohen nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, kanë për fokus rrjetëzimin e ndërmarrësve, zhvillimin e ekosistemit në Kosovë, trajnime për ndërmarrësit e rinj, gjithëpërfshirjen, ndarjen e tregimeve të suksesit, ndërmarrësinë sociale, ISO Standarted, marketingun digjital, promovimin e grave ndërmarrëse, sfidat e ndërmarrësve, qasjen në financa si dhe ekonominë e gjelbër.

Sot në ditën e katërt të #GEW2019 do të organizohen këto aktivitete: Prezantimi i Diagramit të Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë, nga ora 11:00 në ICK, organizim i përbashkët me Ambasadën e Holandës në Kosovë; vizita e Ambasadorit Amerikan Phlip Kosnett në ICK; prezantimi i “Star Venture Accelerator” nga BERZH (ora 14:30 në ICK); diskutimi i hapur me student “Sfidat e angazhimit në sektorin e biznesit” nga ora 13:30 në Kolegjin AAB; diskutimi: “Zhvillimi i ndërmarrësisë nëpërmjet zhvillimit të edukimit” nga ora 14:00 në Universitetin Amerikan (RIT Kosovo); “Are you a Champion of success” nga ora 17:00 në Swiss Diamond Hotel (Prishtinë) si dhe BarCamp edicioni I 52-të nga IPKO Foundation dhe KUSA, duke filluar nga ora 17:30 në Kino Armata.

Kliko KËTU për kalendarin e detajuar të aktiviteteve.

Nikoqir i Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW) në Kosovë është Innovation Centre Kosovo, ndërsa GEW 2019 mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo, Ambasada e Norvegjisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, GIST dhe Coca-Cola.