Shpend Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në Polici Foto: Driton Paçarada / Koha

Shpend Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në Polici

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 21 November 2019 07:15

Dy javë pas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni e ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës.

Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesën që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni. Ai nuk e pati arsyetuar dorëheqjen ditën kur e ka dorëzuar këtë pozitë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë më vonë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, pati thënë se arsyeja e dorëheqjes së Maxhunit lidhet me “gjendjen e tij shëndetësore”.

Gazeta të mërkurën ka tentuar ta kontaktojë Maxhunin, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Megjithatë, se një kërkesë e tillë është bërë e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim ata nuk kanë treguar se çfarë do të vendoset për këtë kërkesë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme