Krasniqi: Taksa të hiqet vetëm kur të ndërpritet agresiviteti i Beogradit

Krasniqi: Taksa të hiqet vetëm kur të ndërpritet agresiviteti i Beogradit

20 November 2019 12:59

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka kritikuar ata që kërkojnë të hiqet taksa.

Sipas tij, “taksa duhet të hiqet vetëm pasi të ndërpritet çdo agresivitet i Beogradit”.

Krasniqi, thotë se mbrojtja edhe me Taksën 100% - ishte domosdoshmëri.

“Shkurt, kushdo nga shqiptarët, kudo që jetojnë a gjallërojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës që zgjodhem dje e as taksa e re që u vendos para një viti, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme që na i pat imponuar SERBIA E POLITIKËS SË GJENOCIDIT”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Krasniqi thotë se ata që duan të hiqet taksa, kërkesën duhet drejtuar në Beograd.

“Kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta dinë se kërkesa duhet t’i drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike të Beogradit ndaj Kosovës dhe të ardhmës së saj. Shkurt faji i politikës shqiptare nuk është vendosja e taksës, por vonosa e politikës sonë lakmiqare për grabitje e jo për ndërtim të shtetit të se drejtës”, përfundon Krasniqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme