FMN: Për termocentralin ‘Kosova e Re’, institucionet të jenë të matura Foto: Koha/Ilustrim

FMN: Për termocentralin ‘Kosova e Re’, institucionet të jenë të matura

20 November 2019 11:30

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),foli edhe për çështje tjera aktuale në Kosovë. Ndër tjera, foli për termocentralin “Kosova e Re” e edhe për tarifat ndaj Serbisë.

Tha se tarifat nuk janë përgjigje as për Kosovën e as për Serbinë.

“Duhet të ulemi dhe të zgjidhim problemet. I bie Kosovës dhe Serbisë të kërkojnë zgjidhje dhe tensionet të mos ndikojnë në ekonomi”, tha ai për televizionin publik.

Zhang, ka deklaruar se investimet në çdo projekt duhet të jenë të shëndosha dhe financimet duhet të jenë të mira.

Zhang ka folur edhe për Termocentralin e ri “Kosova e re”, e që sipas tij institucionet të jenë të matura.

“Institucionet duhet të jenë të matura, të kujdesshëm që ta trajtojnë e ta shqyrtojnë projektin për të siguruar që të ketë nevojë financimi në nivel të kënaqshëm, por gjithsesi edhe të mbulojë kërkesat e ekonomisë lokale. Normalisht tash fillojmë të flasim edhe për energjinë e pastër ekologjike, nuk ekzistojnë zgjidhje të qarta për ketë. Jemi në një udhëkryq”, tha ai.

Sipas tij Kosova ka normat e ulëta të interesit bankar në krahasim me vendet e tjera të rajonit, edhe pse ato i kanë paratë e tyre monetare.

“BQK-ja të punojë që stabiliteti financiar i Kosovës të jetë stabil”, tha ai.

Image
Tao Zhang

Komentet

Shto koment

Të ngjashme