Në Gjermani mbahet sesion informues “klima e investimeve në Kosovë”

Në Gjermani mbahet sesion informues “klima e investimeve në Kosovë”

18 November 2019 18:11

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizoi në Munih sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast, bizneset pjesëmarrëse të diasporës u informuan për shërbimet e KIESA-s, shkëmbimet tregtare, statistikat e investimeve dhe të tjera informata lidhur me investimet Kosovë-Gjermani.

Nga MDIS-i, drejtoresha e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, Shqipe Krasniqi, foli për projektet konkrete, të cilat MDIS-i ka ndërmarrë, siç janë themelimi i grupit të punës për hartimin e konceptdokumentit për lehtësimin e investimeve nga diaspora.

“Ky grup është i përbërë nga institucione relevante dhe biznese nga diaspora, për të krijuar një klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ajo, gjithashtu, ka përmendur se përmes këtij grupi do të mundësohet një shkëmbim përvojash me shtetet, si Italia Kroacia, Irlanda e të tjera.

Krasniqi ka prezantuar edhe platformën “online” DIKOS, e cila mundëson komunikimin direkt mes bizneseve të diasporës.

Përmes DIKOS-it do të krijohet bashkëpunimi me komuna, duke bërë kështu një mekanizëm lokal që ndikon në nxitjen e investimeve nga diaspora.

Në këtë sesion gjithashtu u bë prezantimi i verërave të Kosovës.

Ndër verat që u prezantuan ishin: Stone Castle, Daka Wine, Labi Wine, Bodrumi i Vjetër Rahovec, Suhareka Verari, Eko Rahovec, Kosova Wine.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme