Arbëri

Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Përmes një komunikate për media, IHMK-ja njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.