AGK-ja, memorandum mirëkuptimi me Odën e Avokatëve për mbrojtjen e gazetarëve

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 16 November 2019 19:16

Të shpeshta janë rastet kur gazetarët bëhen pjesë e proceseve gjyqësore për çështjet që kanë të bëjnë me punën e tyre.

Por, jo të gjithë kanë mundësi të mbulojnë koston e lartë të mbrojtjes ligjore, raporton KTV.

Tani e tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do t’u sigurojë anëtarëve të saj përfaqësim dhe mbrojtje ligjore falas, përmes një memorandum bashkëpunimi me Odën e Avokatëve.

Ky memorandum është nënshkruar në shënimin e 46-vjetorit të Odës së Avokatëve të Kosovës. Drejtuesi i kësaj ode, Osman Havolli, është zotuar se anëtarët e saj do të jenë gjithnjë në mbrojtje të drejtësisë.

Pjesë e shënimit të këtij përvjetori, përveç odave të rajonit, ishte edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës, Ranko Pelicariq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme