Arbëri

Matoshi, ministër në largim - nënshkruan 6 udhëzime administrative në fushën e Kadastrit

Foto: Koha

Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar 6 udhëzime administrative në fushën e Kadastrit.

Ai me këtë rast ka thënë se këto udhëzime shënojnë një progres mjaft të madh në ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët.

“Me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve po finalizojmë punën tonë një vjeçare, qëllimi i së cilës ka qenë ofrimi i shërbimeve më të mira kadastrale dhe pronësore për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Matoshi, raporton Koha Ditore.

Udhëzimet që janë nënshkruar janë Udhëzimi Administrativ për ndarjen dhe regjistrimin e parcelës, ai për matjet kadastrale për regjistrim në kadastër, Udhëzimi Administrativ për ndarjen e ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës, ai për ndarjen e zonave kadastrale, Udhëzimi Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve dhe ai për tarifat dhe produktet e Agjencisë Kadastrale.