Arbëri

Policia e Kukësit ndalon 15 sirianë e kurdë, synonin Kosovën

Kohët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë rastet kur shtetasit e huaj tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Shqipërisë.

Diçka e tille ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, teksa policia e Kukësit ka bërë të mundur ndalimin e 15 shtetasve sirianë dhe kurdë, destinacioni i të cilëve mendohet se ishte kalimi nga Morina për në Kosovë, raporton Koha Jonë.

Mësohet se mes tyre ishin 4 gra dhe fëmijë. Ndalimi i tyre është bërë pranë urës së Drinit të Zi. Për momentin të ndaluarit ndodhen në Komisriatin e Kukësit, ku po merren në pyetje.