Arbëri

Cutillo sugjeron që për ngërçin kushtetues në Shqipëri t’i kërkohet mendim “Venecias”

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Aberto Cutillo ka komentuar situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke sugjeruar sipas tij që të në lidhje me këtë ngërç të merret mendimi i Komisionit të Venecias.

Cutillo është shprehur se Gjykata Kushtetuese si një nga institucionet më të larta në vend duhet të ngrihet sa më parë.

Ai ka shtuar se për çdo dyshim duhet të bëhet një “rrugëtim” për të pyetur, duke iu referuar Komisionit të Venecias, në mënyrë që këto dyshime të shuhen.

Në momentin kur palët janë të ndara do të ishte mirë që të kishte një konsensus, por sipas tij është e nevojshme që çdo paqartësi të shuhet.

Sipas Cutillos më e rëndësishme është që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet me rregulla dhe të presim pak në kohë sesa të ngrihet shpejt dhe me paqartësi.

“Sekuestrimet e pasurive te krimit janë efikase dhe shpresoj të bëhen edhe në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Italia të bashkëpunojnë së bashku në lidhje me këtë. Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen Por unë them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”, ka thënë ndër të tjera Cutillo/Dita.