MPJ përshëndet fitoren e Bayerit për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës

MPJ përshëndet fitoren e Bayerit për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës

14 November 2019 17:02

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përshëndetë fitoren e diplomatit gjerman, Peter Bayer, për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës, përballë siç thonë ata, ish-spiunit rus, Aleksey Kondratyev.

Sipas njoftimit për media, deputeti Bayer, i cili vjen nga partia CDU, është zgjedhur të enjten me shumicë absolute votash si raportues i ri për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kondratyev si person kishte të kaluar kriminale gjate misionit të tij në Kosovë. Duke pas parasysh se vjen nga Rusia, një shtet që përkrahë Serbisë punon hapur kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, fitorja e sotme e diplomatit gjerman në Këshillin e Evropës është edhe fitore për institucionet, diplomacinë dhe miqtë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, debatit të zgjedhjes së raportuesit të ri për Kosovën i ka paraprirë debati agresiv i delegacionit rus i cili duke u thirrur në aktin se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës ka kërkuar përjashtimin nga dhoma e takimit të Ambasadores Mimoza Ahmetaj, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit.

“Rezultati i votimit 33 me 6 për diplomatin gjerman, është po ashtu tregues se ndikimi i Rusisë brenda Këshillit të Evropës është minor dhe i papërfillshëm kur bëhet fjalë për agjendën evropiane, pasi shumica e shteteve anëtarë të këtij këshilli e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe mbështesin rrugëtimin e tij euro-atlantikë”, thuhet tutje në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme