Arbëri

Veseli: Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetndërtim

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli është gëzuar shumë që nënkryetari i parë i dikurshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, Blerim Shala i është bashkuar partisë së tij.

Për këtë arsye, Veseli, në Facebook, ka thënë fjalët më të mira të mundshme për Shalën i cili gjatë tërë kohës së “deputetit të pavarur”, kur u bë pas largimit nga AAK, më së shumti u mor me shkuarje në Bruksel bashkë me Hashim Thaçin në biseda me zyrtarët të Beogradit.

Ky është postimi i Veselit pas anëtarësimit të Shalës në PDK:

Blerim Shala është një nga personalitetet kryesore dhe më pozitive të peizazhit politik kosovar. Në rolin e tij prej një intelektuali, gazetari, deputeti, ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për procesin e shtet-ndërtimit.

Koalicioni ynë për Fillimin e Ri është koalicion i ndërtimit të shtetit, ndërtimit të ekonomisë dhe ndërtimit të marrëdhënieve tona me familjen e madhe euro-atlantike. Ardhja e tij në PDK e begaton partinë tonë dhe e pasuron diversitetin e koalicionit tonë mbarë-kombëtar.