Arbëri

MAPL me marrëveshje bashkëpunimi me Lipjanin

Descriptive Text

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Bujari", njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Ahmeti, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.