Vuçiqi kërkon mbrojtjen e manastireve serbe të parrezikuara në Kosovë

Vuçiqi kërkon mbrojtjen e manastireve serbe të parrezikuara në Kosovë

13 November 2019 12:23

“Deçani, Peja, Graçanica (bëhet fjalë për manastiret) kanë nevojë për mbrojtje. Karta e UNESCO-s duhet të respektohet”.

Këto janë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shqiptuara në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, me ç’rast ka shtuar se trashëgimia serbe në Kosovë ka nevojë të domosdoshme për mbrojtje, e citojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se “trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, që është nën mbrojtjen e UNESCO-s është e rrezikuar”, ndërsa si shembuj ilustrues ka përmendur manastiret në Deçan, Pejë e Graçanicë, ndonëse ato mbrohen nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i dhe nuk ka pasur ndonjë njoftim për rrezikimin e tyre nga ndokush, rikujton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme