Kontrolli i cilësisë së derivateve në vendin tonë s’është në nivelin e duhur

12 November 2019 20:57

Arbnora Luta

Cilësia e derivateve të naftës dhe kontrolli në tregun e brendshëm nuk është duke u siguruar në nivelin e duhur.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sipas një raporti të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka lejuar qarkullimin e derivateve në tregun e brendshëm mbi bazën e testimit të një numri të vogël të parametrave dhe mungesës së monitorimit adekuat të procesit të akreditimit, raporton KTV.

Gjithashtu, sipas të njëjtit raport, sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve nuk është në gjendje të sigurojë në import dhe në tregun e brendshëm.

Zyra Kombëtare e Auditimit i ka rekomanduar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës, duke përmirësuar mangësitë e proceseve të akreditimit, autorizimit dhe kontrolleve.

Sipas raportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë vitit 2019, ka arritur të shtojë numrin e kontrolleve në krahasim me vitin 2017 dhe 2018, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, ka bërë kontrollimin e 38 për qind pikave shitëse të derivateve të naftës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme