Telekomi s’respekton vendimin për ndalim të punësimeve, hap konkurs për punësime të reja

Istrefi: Konkursi në Telekom u hap pa lejen time

12 November 2019 12:54
14:20

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka pohuar se konkursi që u hap së fundmi në këtë Telekom, u bë pa dijeninë e tij.

Ai për KTV-në ka thënë se hapja e konkursit u bë gjatë vikendit, kur ai s’ishte në detyrë.

“Konkursi është hapur pa lejen e pa dijeninë time. Procedurat e hapjes së këtij konkursi kanë nisur të shtunën, një ditë pasi kam dalë në pushim. Gjithçka rreth këtij konkursi, është e jashtëligjshme sepse është hapur pa lejen time”, tha ai.

Istrefi për KTV-në ka thënë se i qëndron para zotimit të tij të djeshëm në Interaktiv, se nuk do të ketë punësime gjatë kohës kur Telekomi është në krizë.

Kujtojmë dhe njëherë se Telekomi i Kosovës ka hapur konkurs për punësimin e 10 personave, 5 zyrtarë për shitje dhe 5 teknik.

12:54

Telekomi s’respekton vendimin për ndalim të punësimeve, hap konkurs për punësime të reja

Prishtinë, 12 nëntor – Telekomi i Kosovës ka hapur konkurs për punësimin e 10 personave, 5 zyrtarë për shitje dhe 5 teknik. Ky konkurs është hapur të shtunën më 9 nëntor dhe do të jetë i hapur deri më 23 nëntor. Vendimi për hapje të konkursit bie në kundërshtim me vendimin paraprak të menaxhmentit të Telekomit, i cili kishte marrë vendim për ndalimin e punësimeve të reja në këtë ndërmarrje.

Vet kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ka thënë se menaxhmenti ka vendosur të ndalojë të gjitha punësimet e reja në këtë ndërmarrje publike, raporton Koha Ditore.

“Menaxhmenti Ekzekutiv vendosi që menjëherë të ndërpriten të gjitha punësimet si dhe të ndalohen të gjitha risistemimet interne të cilat kanë efekte financiare dhe shprehen në rritje të gradave të punësuarit”, kishte dhënë ditë më parë Istrefi.

Vendimi për ndalimin e punësimeve kishte ardhur pas punësimeve masive që kishin ndodhur në këtë ndërmarrje nga shkurti i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti. Shumë prej të punësuarave të rinj janë familjarë të partive në pushtet, sidomos AAK dhe NISMA.

Më gjerësisht do të mund të lexoni nesër në Koha Ditore

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme