Arbëri

Zogaj thumbon dy kategori që po kundërshtojnë Mini Schengenin: Jugosllavistët e LDK-së dhe elitistët provincialë

Analisti Petrit Zogaj, duke iu referuar kritikave që mori kryeministri Edi Rama për pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit, ka thënë se në Prishtinë çdo ditë e më shumë po rritet një kundërshtim provincial ndaj gati gjithçkaje që vjen nga Tirana,

Ai madje përmes një postimi në Facebook i ka quajtur trashëgimtarë të Jogusllavisë anëtarët e LDK-së, duke thënë se Shqipërinë edhe në atë kohë e kanë pasur problem.

“Në Prishtinë për ditë e më shumë po rritet një kundërshtim provincial ndaj gati gjthçkaje që vjen nga Tirana. Përgjithësisht janë dy segmente: Jugosllavistat e dikurshëm ose trashëgimtarët e tyre, e këta janë kryesisht vija e LDK-së, që Shqipërinë edhe në atë kohë e kanë parë problem”, ka shkruar Zogaj.

Sipas tij, elitistat e pas 2000-ve, ku nga frika se mos humbin privilegjet e provincës, tentojnë që të artikulojnë çfarëdo iniciative nga Tirana në drejtim të Prishtinës si të dëmshme.

“E të dy këto grupe kallxojnë cektësi të skajshme në artikulimin e interesit kombëtar të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë ai.