Arbëri

Përkujtohet rezistenca e të rinjve shqiptarë në Mal të Zi kundër luftimeve në ish-republikat jugosllave

Në Ulqin përkujtohen ngjarjet e mobilizimit të dhunshëm të shqiptarëve në Malin e Zi për të luftuar kundër ish republikave jugosllave gjatë viteve ‘90-të.

Pas përballjes me udhëheqësit ushtarakë, të rinjtë shqiptarë nuk pranuan të marrin pjesë në luftërat e përgjakshme ne Bosnje, Kroaci dhe Slloveni.

Për këtë ngjarje të rëndësishme u xhirua edhe një film dokumentar ku shfaqen pamjet dramatike të asaj kohe.