Arbëri

Aksi Bajram Curri-Valbonë pastrohet nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve

Aksi rrugor Bajram Curri- Valbonë, në veri të vendit, është pastruar plotësisht nga rrëshqitjet dhe shembjet e ndodhura si pasojë e reshjeve të natës së mbrëmshme, duke mundësuar një udhëtim të sigurt për të gjithë udhëtarët në këtë aks.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se, grupet e punës së mirëmbajtjes kanë nisur pastrimin nga gurët dhe rrëshqitja e dherave në rrugë, që në orët e para të mëngjesit të së dielës, për të garantuar qarkullim të sigurt të mjeteve në këtë aks.

Rruga Bajram Curri-Valbonë, është rikostruktuar plotësisht në të gjithë gjatësinë e saj vetëm vitet e fundit, pasi kish mbetur në mes për mungesë fondesh nga qeveria paraardhëse.

Ky aks është mjaft i frekuentuar në çdo stinë të vitit, pasi të çon në Parkun Kombëtar të Valbonës, që vizitohet shumë nga turistë vendas dhe të huaj, fluksi i të cilëve është në rritje të vazhdueshme pas rikostruksionit të rrugës./atsh