Haradinaj – Selimit: Do dalësh faqebardhë, pastër si lufta e UÇK-së

Haradinaj – Selimit: Do dalësh faqebardhë, pastër si lufta e UÇK-së

10 November 2019 21:21

Shoku i luftës së Rexhep Selimit, deputeti Daut Haradinaj, ka shkruar një postim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, duke thënë se ky i pari do të dalë faqebardhë nga Gjykata Speciale.

“Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, ka shkruar shkurt Haradinaj.

Haradinaj, bashkë me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin, tashmë i ndjerë, kishin bërë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit, derisa këtë e ka bërë publike vet deputeti i Vetëvendosjes.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar ai.

Vetëm në katër ditët e fundit, janë ftuar edhe 5 ish-pjesëtarë tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Në mesin e tyre edhe Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Selim Krasniqi, Halil Çardaku dhe Durmish Gashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme