Reshje gjatë ditës së sotme në disa qarqe në Shqipëri Foto: DurresLajm

Reshje gjatë ditës së sotme në disa qarqe në Shqipëri

10 November 2019 08:07

​Reshje shiu do të priten gjatë ditës në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta dhe mesatare në shumicën e tyre, shkruan ksp.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, pasdite vonë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme