Thaçi: Rrëzimi i Murit të Berlinit, rënie e Perdes së Hekurt e bashkim i Gjermanisë

Haradinaj: Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë

09 November 2019 10:39
11:47

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka thënë se Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor.

“Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave. Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor”, ka shkruar ai në Facebook.

10:39

Thaçi: Rrëzimi i Murit të Berlinit, rënie e Perdes së Hekurt e bashkim i Gjermanisë

Gjermania shënon sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit përmes një serie ngjarjesh, për të përkujtuar një moment përcaktues në historinë moderne të Evropës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në facebook shkruan se ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë.

“Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore. Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë”, shkruan Thaçi.

Image

Ai tutje thotë se me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist.

“Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan. Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman”, përfundon Thaçi.

Rënia e murit më 9 nëntor, 1989, u pasua me një kryengritje paqësore dhe popullore në mbarë Gjermaninë Lindore komuniste, që ndodhi në mes të disa lëvizjeve në kombet e Evropës Qendrore që kontrolloheshin nga sovjetikët dhe që vendosën të shkëputeshin nga Moska dhe krijuan sisteme demokratike të stilit perëndimor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme