Arbëri

Të jetosh me dhimbjen

Një portal i huaj online, dedikuar imazheve të rralla historike në mbarë botën, ka publikuar një foto që prek më së shumti popullin shqiptar.

Bëhet fjalë për foton e një nëne kosovare, Ferdonije Qerkezin, ulur në tryezë, së bashku me kujtimet e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj të vrarë në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Kjo foto është shkrepur në Gjakovë, në një nga qytetet që u shkatërruan më së shumti gjatë luftës.

Bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 mars 1999 nga serbët.

Ishte zakon që ushtarakët t’i ndanin meshkujt nga femrat.

Burrat zakonisht vriteshin dhe hidheshin në varre masive, shkruan portali.

Dy prej fëmijëve të saj u gjetën në një prej këtyre varreve.

Ndërsa dy të tjerët dhe bashkëshorti, ende sot nuk u është gjetur trupi.

Djali i saj më i vogël ishte 14 vjeç.

Ajo ka lënë çdo gjë të paprekur në shtëpi.

Dhe çdo ditë e shtron tryezën njësoj, për të gjithë.

Me shpresën se dikush një ditë do të kthehet.

Është mënyra e saj për të përballuar dhimbjen./Dita