Arbëri

Studentët e Fakultetit të Arteve protestojnë para MASHT-it

Studentë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit kundër vendimin të MASHT-it për ndarjen e bursave.

Me thirrjet "dilni prej zyrave dhe ministër dil takona", ata janë duke i bërë thirre ministrit, Shyqiri Bytyqi që të dalë t’i takojë, raporton Koha Ditore.

Përmes një performance para MASHT-it ata kanë kërkuar që të mos ju ndalen bursat.

Përfaqësuesi i studentëve të Fakultetit të Arteve, Edison Bibaj ka thënë se prej sot ata janë duke e bojkotuar procesin mësimor dhe nuk ndalen deri në anulimin e vendimit.