Arbëri

Peci e quan shembull të mirë negocimin mes VV-së e LDK-së për formimin e qeverisë

Image

Lulzim Peci nga Kipred ka thënë se me diskutimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re kanë sjellë shembull të ri në Kosovë, por edhe për rajon.

Sipas tij, është precedan i mirë që po diskutohet për çështje programore.

“Është një shembull i ri i bërjes së koalicioneve meqë për herë të parë po diskutohet për bërjen e një programi qeveritar duke pasur negociata mes dy palëve dhe për të bërë një program që t’i afrojë apo të sjellë edhe pajtueshmëri mes dy palëve prej të cilëve mund të presim qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai në Rubikon të KTV-së.

Peci ka komentuar edhe fitoren e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Sa i përket VV-së dhe Albin Kurtit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ai nuk ka qenë asnjëherë në qeverisje mirëpo me përvojë në politikë. Përvojën që z. Kurti e ka ndërtuar në këto vite, mendoj që ai do të dijë shumë mirë se edhe përmes përvojës parlamentare ka mësuar se si të qeveriset”, ka shtuar ai.

Sipas Pecit, sfidat e qeverisë së re janë të mëdha, ndërsa ka thënë se vetë dorëheqja e Shpend Maxhunit nga shefi i AKI-së është sfida e parë e qeverisë së re.