Arbëri

Haradinaj: Marshi i sotëm për Deharin, thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se marshi i sotëm i cili kërkon drejtësi për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.

“Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik. Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën”, shkroi Haradinaj.

Lexo edhe: Kurti: Deharin e vrau regjimi, duhet hetim i ri e i paanshëm