Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmrëruar sot se deri në fund të vitit edhe “katër-pesë” shtete në botë do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, njofton “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Duke reaguar ndaj deklaratës së të deleguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, mbi rrezikun e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse, Vuçiq i tha televizionit Hepi se nuk ka bazë për vendosjen e sanksioneve, sepse, sipas tij “nuk jemi të marrë që të mos e dimë se çfarë është e lejuar”.
-
5 nëntor 2019 11:53
-
Shpërndaje në: