Arbëri

U dënua për korrupsion, ATK largon nga puna inspektorin tatimor

Descriptive Text

Administrata Tatimore e Kosovës ka shkëputur marrëdhënien e punës me një inspektor tatimor i cili është dënuar për korrupsion.

ATK thotë se vendimi është marrë në pajtim me nenin 60 paragrafin 1 nënparagrafin 1.6 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik.

“Menaxhmenti i lartë i ATK-së siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.